SculpFest me koncept të ri

SculpFest si festival i skulpturës por pa skulpturë në të, përgjatë organizimeve 2012 – 2014, kishte për qëllim të trajtonte tema aktuale me aktivitete të ndryshme artistike vetëdijesuese, ku skulptura shihej dhe trajtohej në dimension më të gjerë përmabjtësor.
SculpFest vazhdon me edicionin e saj të katërt me festivalin e akullit “Sculp’ice” i cili do të mbahet më 1-3 Maj 2015 në Prizren, duke e përmbyllur një cikël të suksesshëm të ngjarjeve artistike, përfshirë prezantime të ndryshme të artistëve, krijime, punëtori, performanca dhe muzikë, të cilat kanë inspiruar dhe hapur rrugë për organizimin e bienalës së artit bashkëkohor Autostrada Biennale, në vitin 2017 në Prizren, e cila do të përfaqësohet nga një bord profesional, si dhe një panel kuratoral, i përbërë nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë.
Sculp’ice këtë herë do të organizohet si pararendës i Autostrada Biennale – Bienalja e Artit Bashkëkohor.
Sculp’ice është një përpjekje për të promovuar shtetin e Kosovës në rrafshin global dhe paralelisht një thirrje për promovimin e artistëve vendas dhe te huaj.
Arti bashkohor mund të shndërrohet në njërin nga përçuesit më të mirë të porosive të paqës nga Kosova. Këto janë porositë më të efektshme dhe njerëzore që i ndihmojnë synimeve të shtetit të Kosovës për njohje dhe afirmim ndërkombëtar.
Ky edicion do të jetë një nismë për shfrytëzimin e hapësirave alternative për organizimin e eventeve të ndryshme në kuadër të artit bashkohor dhe kjo do të shërbejë si promovim i hapesirave dhe objekteve të vjetra që kanë vlera të trashegimisë kulturore.
Për më shumë informata lidhur me programin dhe artistët pjesëmarës do të njoftoheni gjatë ditëve në vijim.