Sante ndryshon ora

E diela e fundit e marsit shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara.

Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të datës 30 mars ku akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 03:00.

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetor

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara në datën 8 mars, ku ora 07:00 e mëngjesit u bë 08:00 e mëngjesit.

Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore