Samsung vjen me një tablet të ri

Bëhet e ditur se Samsung ka në plan që të prezantoj një tablet të ri. Tableti besohet se do të ketë procesorin Intel Atom x5-Z8500 dhe do të ofrojnë 4GB RAM. Ky procesor përmban katër bërthama me shpejtësi 2.24 GHz dhe gjeneratën e tetë të grafikëve të Intel. Po ashtu besohet se tableti do të operojë me sistemin Android 5.1 Lollopop.
Megjithëse këto informacione kanë filluar të rrjedhin me kohë, ende nuk ka asgjë konkrete nga kompani në fjalë. Mbete të shihet në ditët në vazhdim se çfarë të dhënash do të publikoj Samsung për tableti më të ri.