Samsung realizon një aplikacion për fëmijët me autizëm

Samsung ka bashkëpunuar me disa universitete në Seul për të zhvilluar një aplikacion që ndihmon fëmijët që vuajnë nga autizmi të komunikojnë më mirë. Aplikacioni i quajtur “Look at Me,” përdor disa lojëra për të ndihmuar këta njerëz të masin emocionet e të tjerëve. Lojtari duhet të plotësojë gjashtë misione për 15 deri në 20 minuta. Një sfidë ka të bëjë me leximin e gjendjes shpirtërore të njerëzve që shohin në fotot e shfaqura në ekranin e telefonit inteligjent. Në një sfidë tjetër, lojtarët duhet të bëjnë shprehjen e duhur të fytyrës sipas situatës së shfaqur në aplikacion. Këto lojëra kërkojnë vëmendje, fokusim dhe më e rëndësishmja, stërvitje të kontaktit me sy. Lojtarët shpërblehen me pikë ose artikuj të veçantë.
Samsung ka bashkëpunuar edhe me organizatën jofitimprurëse “Autism Speaks Canada “ për të luftuar sëmundjen e autizmit, duke u dhuruar 200 pajisje Samsung Galaxy Tab S familjeve që kanë fëmijë me autizëm. Të gjitha këto pajisje kanë të instaluar aplikacionin “Look at Me”. Aplikacioni mund të përdoret vetëm në pajisjet Galaxy, dhe mund të shkarkohet në Google Play Store. /ballkanweb/
 
Loading...