Samsung prezanton versionin e limituar Galaxy S6 Edge Iron Man frymëzuar filmi Avengers

Samsung duket se ka devijuar pak nga dizajnet që përdor në smartfonat e tij, nga ngjyra gri dhe e zezë, me prezantimin e versionin të limituar të Galaxy S6 Edge Iron Man në ngjyrë të kuqe. I lançuar me rastin e botimit të “Avengers: Age of Ultron”, dizajni i edicionit të limituar Galaxy S6 Edge Iron Man është frymëzuar nga kostumi dhe armatura e Tony Stark, aktorit që luan rolin e Iron Man. S6 Edge Iron Man vjen me një trup metalik ngjyrë të kuqe i kombinuar me ngjyrën e florinjtë rreth butonave dhe kamerës.

Në pjesën e pasme të smartfonit, është vendosur maska e Iron Man, ndërkohë që imazhet e shfaqura tregojnë se Samsung ka ndërtuar dhe një ndërfaqe përdoruesi të frymëzuar nga Iron Man. Prodhuesi korean i pajisjeve zbuloi se Galaxy S6 Edge i ri do të debutojë së shpejti, me anë të një postimi në Twitter. S6 Edge Iron Man ka 64GB hapsirë memorie dhe ofron gjithashtu mbështetje për karikim me anë të wirelesit. Samsung është kujdesur ti vendosë një shtresë të fortë mbrojtëse në pjesët e tij.