Samsung prezantoi televizorin e ri, duket si kornizë muri

Projektuesi Yves Behar prezantoi televizorin e ri të Samsungut këtë javë në Paris.

Ky televizor është dizenjuar për tu dukur si një foto në mur.

I quajtur “The Frame”, televizori ultra i hollë është mbështjellë me shirit druri për tu dukur si një kornizë në mur, kur është në modalitetin ‘Art Mode.’

“The Frame” është një TV i rregullt UHD, 55 inç ose 65 inç me një kornizë druri (të zgjedhur nga druri i lisit ose arrës), e cila bashkëngjitet në mënyrë magnetike në ekran.

Korniza është mjaftueshëm e hollë dhe logo e Samsung-ut nuk është e dukshme. Ajo gjendet vetëm në cep të TV. Përdoruesit mund të zgjedhin nga më shumë se 100 pjesë arti të organizuara në 10 kategori të ndryshme./Albeu.com/

   
Loading...