Samsung përgatit super-tablet me 4GB RAM

Në Geekbench së fundmi është parë një pjaisje e re tablet me procesor nga Intel, e që duket të jetë tableti i ri nga Samsung.

Pajisja thuhet se do të paraqitet nën emrin Samsung CHOPIN-LTE dhe se i njëjti do të vijë me 4GB RAM memorie dhe sistem operativ Android 5.2 Lollipop.

Tipar tjetër i tabletit të ri nga Samsung besohet se do të jetë edhe Intel Atom X5-Z8500 quad core në 2.24Ghz.

Deri më tani, këto janë specifikat e vetme të pajisjes që janë detajuar nga lajmi i publikuar nga GeekyGadgets, pa detaje shtesë mbi rezolucionet e ekranit.

Për informata të reja mbi këtë tablet, duhet pritur lansimi zyrtar nga kompania jugkoreane, gjë e cila pritet se do të ndodhë gjatë ditëve në vijim.