Sami Lushtaku duhet të marrë drejtimin e PDK-së

Shkruan Ervin Shkulaku

Edhe rinumërmi i votave me kusht e konfirmoi humbjen e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren pavarësisht shpresave të saj për përmbysje të rezultatit.

Por, këto janë zgjedhjet e dyta që PDK po del humbse në zgjedhje prandaj është e pakuptimtë që kryetari i saj Kadri Veseli të mburret me asambleistët që fituan në këto zgjedhje lokale.

Veseli duket se dështoi në prurjet e reja pasi këto prurje nuk patën asnjë ndikim për të sjellë elektorat të ri. Edhe iniciativa e drejtë dhe demokratike e Veselit për t’i dhënë më shumë hapësira femrave në qeverisje duket se dështoi dhe kjo tregon më së miri që qytetarët e Kosovës ende nuk janë të gatshëm që të pranojnë mbi krye një femër.

Edhe dështimi në vendlindjen e Veselit, në qytetin e Mitrovicës, është një tregues i qartë se në këtë parti duhen ndryshime të mëdha. Madje partia që Veseli i dha ministri dhe pozita të larta AKR, bëri koalicion me Vetëvendosjen vetëm me qëllimin për ta mundur Kadri Veselin në Mitrovicë dhe e gjitha kjo ndodhi në dijeninë e publikut.

E si për habi edhe në Prizren partia që Veseli i dha post, ajo NISMA për Kosovën lufoi me mish e shpirt kundër PDK-së në Prizren duke mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje.

PDK, dikur parti që konkuronte për të marrë drejtimin e qeverisë sot nuk e kanë as edhe një kandidat për kryeministër por e morën me “qera” nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Prandaj Veseli e humbi shansin që të jetë në drejtimin e kësaj partie dhe për këtë arsye meqënse ia fali postin e kryeministrit Ramush Haradinajt atëherë do të jetë më mirë të ia falë postin e kryetarit Sami Lushtakut.

PDK, vlerësohet si një parti e krahut të luftës dhe figurat më të njohura të saj janë drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës parandaj Sami Lushtaku, njëri nga komantantët e përgjithshëm të UÇK-së është personi ideal që këto figura t’i “nënshtrojë” siç e bëri ish-kryetari Hashim Thaçi.

Lexo tjetër  Letër publike deputetit Frashër Krasniqi

Ndërkaq, ardhja e Lushtakut në postin e kryetarit do të nënkuptojë që Hashim Thaçi nuk do të ketë mundësi të rikthehet përsëri në postin e kryetarit të PDK-së.

Gjithashtu PDK akuzohet më tepër nga partia më e madhe në vend Vetëvendosje si parti tradhëtare që vepron kundër interesave kombëtare por me ardhjen e Lushtakut këto akuza përfundojnë pasi nuk munden t’i thonë Sami Lushtakut që është kundër interesave kombëtare. E kjo duket qartë se si po heshtin ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj duke e krahasuar me akuzat që i drejtonin ish-kryeministrit Isa Mustafa. Vetëvendosje duket se ka ngelur pa fjalë ndaj Haradinajt dhe as që bëhet fjalë që ta gjuajnë atë me vezë ose me gaz lotsjellës.

Ndërkaq Lushtaku është edhe nga zona e Drenicës dhe historia e kësaj partie lidhet me Drenicën dhe kështu do të ngelen të kënaqur edhe drenicakët dhe nuk do të përçahen si përçarja ndërmjet Ramiz Lladrovcit dhe Bazajt.

PDK duhet të marrë masa të menjëhershme pasi në këtë situatë zgjedhjet e ardhshme do të jenë fatale për këtë parti.