Sami Lushtaku-Agim Bahtiri, ky është lajmi i fundit

Lushtaku ka sqaruar edhe marrëdhëniet me kryetarin aktual të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë me Bahtirin, madje ai ka thënë se ka miqësi të mirë me Bahtrin.

“Asgjë personale nuk kam me askënd, as me Agim Bahtirin. Përkundrazi, gëzojmë respekt të ndërsjellë. Madje, Agimi haptazi deri më 20 tetor të këtij viti e ka deklaruar miqësinë dhe vlerësimin që ka ndaj meje. Shumë herë edhe jemi takuar në aktivitete e ngjarje të ndryshme. Por, nuk ka të drejtë as ai, as askush të thirret ose flasë në emrin tim. Unë emrit tim i dal zot vet për çdo gjë. I kam dalë zot në kohëra më të vështira, në kohë lufte. Tani e gëzojmë lirinë dhe përsëri emrin tim nuk lejoj ta cenojë ose keqpërdorë askush”, ka shkruar Lushtaku.