Salihi: 3 pikë na japin play off-in

Hamdi Salihi beson te kualifikimi në fazën finale të Euro 2016. Sulmuesi shkodran që është pjesë e Kuqezinjve prej gati 10 vitesh ka kaluar disa eliminatore, por pa aritur t’i gëzohet pjesëmarrjes në një aktivitet Europian ose Botëror. Për të play off-i është i arritshëm, por edhe kualifikimi direkt duhet të merret në konsideratë.
“Mendoj që na duhen vetëm 3 pikë për të siguruar play off-in. Por me ecurinë e deritanishme nuk duhet të vendosim kufi. Shanset për kualifikim direkt janë reale, por rruga është shumë e vështirë. Nuk duhet të harrojmë që ekipet më të fortë të grupit Portugalia dhe Danimarka janë një me pikë të barabrata me ne, kurse tjetri 2 pikë para nesh. E të shpresojmë më të mirën dhe të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje që ka mbetur për të kërkuar atë që duam të gjithë” – ka thënë Salihi për “Panorama Sport”.