Sali Berisha humb njeriun e dashur: “Një lamtumirë e dhimbshme për ne!”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një lamtumirë që ai e quan mjaft të dhimbshme.

Pas vëllait, ai ka humbur edhe bashkëshorten e të ndjerit, Sanije Berishën. Ajo humbi betejën e saj me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Berisha ka ndarë lajmin e hidhur me miqtë e tij, ku përmes rrjetit social Facebook, shprehet se familja i dha lamtumirën një njeriu mjaft të dashur për ta, siç ishte bashkëshortja e vëllait të tij. Ky i fundit i ndarë nga jeta në moshë të re, 30 vjet më parë, çka bëri që të gjithë peshën e familjes ta mbante gruaja e tij.

Berisha përshkruan Sanijen si person, ku shpreh vlerat e saj të veçanta edhe si mësuese, por mbi të gjitha rolin e saj si bashkëshorte e admirueshme e vëllait të tij, siç ai thotë.

“Një vajzë e dytë për prindërit e mi, një nënë e mrekullueshme për fëmijët e saj dhe mësuese e përkushtuar për nxënësit në shkollat ku dha mësim. Për mua dhe Lilin ajo ishte një motër e vërtetë”, shkruan Berisha.

Sanije Berisha, së bashku me bashkëshortin e saj, ka qenë edhe një nga personat që i kanë dhënë ndihmë ish-kryeministrit, gjatë viteve që ai ndoqi studimet për mjekësi në Tiranë.

“Grua fisnike e pamposhtur nga vështirësitë dhe me sakrifica të mëdha ajo rriti, edukoi dhe nxori në jetë me sukses tre fëmijët e saj. Më pas pati fatin e madh të bëhet gjyshe e lumtur e nipave dhe mbesës së saj”, shkruan për të ish-kryeministri. /Gazeta Express

Shkrimi i ish-kryeministrit

Nje lamtumire e dhimbshme per ne!

Te dashur miq, sot familja jone me dhimbje dhe pikellim te thelle i dha lamtumiren e fundit nje njeriu shume te dashur per te gjithe ne, Sanie Berishes, bashkeshortes se vellait tim te ndjere. Sanija, vajze e nje familje dhe dy prinderve te nderuar, erdhi ne familjen tone si permbushje e nje premtimi qe ajo dhe vellai im i dashur, Selim Berisha i kishin dhene njeri tjetrit ne rini per te lidhur jeten se bashku. Ajo, me virtutet, edukaten, punen do te deshmohej nje bashkeshorte e admirueshme, shok jete dinjitoze e vellait tim, nje vajze e dyte per prinderit e mi, nje nene e mrekullueshme per femijet e saj dhe mesuese e perkushtuar per nxenesit ne shkollat ku dha mesim.

Lexo tjetër  Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian do të vizitojë Gjimnazin e Drenasit

Per mua dhe Lilin ajo ishte nje moter e vertet. Sanija, se bashku me vellain tim me dhane mua ne vitet e studimeve nje ndihme dhe mbeshtetje tejet te çmuar.

Me kete rast dua te shtoj se Sanija jo gjithnje kishte fatin ne anen e saj. Rreth tridhjete vjet me pare vellai im u nda relativisht i ri nga nga jeta dhe ajo mbeti zonje dhe zot shtepie. Por grua fisnike e pamposhtur nga veshtiresite dhe me sakrifica te medha ajo rriti, edukoi dhe nxori ne jete me sukses tre femijet e saj.

Me pas pati fatin e madh te behet gjyshe e lumtur e nipave dhe mbeses se saj. Sanija keto vite e fundit vuajti nga nje semundje e rende, e cila dje, megjithe kujdesin e madh te vajzes, djemve, te rejave, nipave, mbeses dhe te gjithe familjes, e ne veçanti te mjekeve, e ndau prej nesh duke lene tek ne te gjithe ne zemrat tona mirenjohje te thelle, dashuri te madhe dhe kujtimin e paharruar te saj.

I lehte qofte per ty sonte dheu Sanija jone e dashur!

/Gazeta Express