Sahit Shala, dëshmori i parë i Drenasit

Shkruan Esat Shala

Sahit Shala u lind në fshatin Krajkovë, më 02.12.1965. U rritë në një familje të madhe patriotike dhe në kushte të vështira ekonomike për jetë, por pasi që në atë kohë ishim në regjimin e Millosheviqit, Sahiti zgjodhi një rrugë mjaftë të vështirë por me domethënje të madhe sepse kjo rrugë ishte e vetmja që do na sollte lirinë tonë qe e kishum kërkuar shekuj më radhë.

Në vitinë 1990 atëherë kur pak njerëzë kishte Kosova që të ua tregonin dhëmbët armikut dhe në ballë të demostratave të vitit 1990 që u mbajten në Drenas, ish Gllogovc, doli Sahit Shala nga Krajkova i cili u doli ballë për ballë dhjetra tankeve serbe në hekurudhen e Drenasit dhe pas disa orëve kacafytje me qetniket serb ai bie heroikishit për të mos vdekur kurrë me 31.01.1990.

Trupi i tij u varros në vendin e lindjes në fshatin Krajkovë në një kohë te acartë dimri ku i ftofti i madh nuk i kishte penguar mijëra njerëz që të mërrnin pjesë në varrimin e Sahit Shales.

Vërtet, Liria është tepër e shtrenjtë, sepse paguhet me jetë, me jetën e më të dashurve, sakrificë që nuk ka çmim, pos çmimit të Lirisë, së këndejmi, rënia për Liri është pavdekësi, është përjetësi.

Këtu as kemi mundësi të ndalemi gjerë e gjatë në jetëshkrimet e dëshmorëve dhe të martirëve që po i rikujtomë. Ata që moti kanë hyrë, fisnikë, në kujtesën e popullit dhe nuk guxon të na mungojnë në mësimin e historisë!?!

Dëshmorët nuk kanë nevojë për përvjetorët e rënies, as për akademi përkujtimore, sepse ata e kanë kryer detyrën njerëzore ndaj Atdheut, ndaj popullit dhe ndaj Zotit. Por nevojë për përvjetorët dhe akademitë kushtuar atyre kemi ne, të gjallit dhe brezat që do të vijnë – përkujtim yni i denjë për çmimin e Lirisë së Atdheut, sepse, sa herë t’i kujtojmë së bashku, e forcojmë besimin në vetën tonë dhe betimin: Shqiptaria e Kosovës dhe Ribashkimi kombetar është gjaku ynë që nuk shkelet as tjetërsohet për hatër të botës antishqiptare!?!

Lexo tjetër  Kush e trashëgoi humanzimin dhe zemergjërsinë nga baba dhe gjyshi?