“Sahit Plisi” ka dy fjalë për këngën e re të Gjikos

Dje është lansuar projekti më i ri nga Gjiko me titull ‘Papuqe Gucci’, këngë kjo e shoqëruar me videoklip.

Me të lansuar këtë projekt, Gjiko mori përkrahje nga estrada dhe komente pozitive, shkruan lajmi.net.

Ajo që e bëri të veçantë këtë projekt ishte pjesëmarrja e aktorit Vedat Ademi në videoklip, i cili padyshim që e plotësoi klipin.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe Vedati solli pjesë humoristike në rolin e ‘Sahit Plisit’, të cilën gjë fansat po e presin mirë në orët e para të lansimit të klipit.

Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ‘Sahit Plisi’ ka publikuar një video të ndarë nga kënga e Gjikos ku ai mori pjesë dhe shkroi mbi “Sahit Plisi & Gjiko papuqe Gucci”.

Në videoklipin e këngës ‘Papuqe Gucci’ morën pjesë edhe Ermal Fejzullahu, Ledri Vula dhe Lumi B, mëgjithatë vëmendjen e mori ‘Sahit Plisi’.