Sabri Fejzullahu, mbush 50 vjet në skenë (Video)

Të gjithë e njohim Sabri Fejzullahun. Këngëtari i magjishëm, tashmë i ka mbushur 50 vjet në skenën e muzikës mbarëshqiptare. “Ishte një ëndërr, pasi që asnjëherë nuk e mendoja që të bëhem kënëgëtar. Ishte dëshira e madhe aso kohe. Ideja ishte që vetëm të më njohin në mëhallë, pra nuk kisha ëndrra të mëdha aso kohe”, ka thënë Fejzullahu për Prive te Klan Kosovës.