Sa keq që ju ndodhi, festuan titullin, atë e fitoi dikush tjetër! (Video)

Një moment i hidhur në futboll është parë në Iran. Dy skuadra si rrallë herë kanë festuar titullin në të njëjtën kohë. Tractor Sazi arriti fitore në ndeshjen e fundit me rezultat 2-0 ndërsa në të njëjtën kohë morën lajmin se skuadra rivale e tyre, Sepahan ka barazuar 2-2.

Por realiteti ishte ndryshe sepse edhe Sepahan kishte fituar 2-0. Duke e kënaqur veten me këtë lajm, skuadra e Tractor bashkë me tifozët e tyre nisën festën e titullit. Gëzim i papërshkrueshëm u pa në stadium tek tifozët dhe lojtarët, transmeton Indeksonline.

Në foto mund të shikoni fytyrën e buzëqeshur të trajnerit të Tractor dhe më pas fytyrën e zemëruar të tij pasi mori lajmin për fitoren e Sepahan.
Raportohet se një radio lokale me qëllim kishte dhënë lajmin për barazimin e Sepahan për të iu shmangur incidenteve pas ndeshjes mes tifozëve të dy skuadrave./Indeksonline/