Ruajini fëmijët nga pijet energjike

Me ndihmën e personazheve vizatimore, apo atleteve të famshëm, shumë pije energjike u reklamohet direkt fëmijëve dhe adoleshentëve.

Disa pije energjike jo vetëm që përmbajnë sasi të mëdha kafeine dhe sheqeri, por gjithashtu përmbajnë sasi të mëdha alkooli e cila ka efekte anësore dhe mund të çojë deri në vdekje. Disa shtete duke përfshirë edhe New York-un kanë ndaluar pijet që përmbajnë alkool dhe kafeinë.

Kombinimi i alkoolit me kafeinë shton efektet negative sepse prezenca e kafeinës rrit përthithjen e alkoolit nga organizmi i cili çon në intoksikim.