Rruga Skenderaj – Drenas, në rrezik për aksidente, ja për çfarë arsye (FOTO)

Rruga që lidh dy qytetet e Drenicës mes Skenderaj dhe Drenasit ka disa ditë që është bërë shumë e rrezikshme për arsye të gropave, transmeton Drenica Press.

Nga rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë të Skenderajt e deri në fshatin Gllobar të Drenasit janë hapur me dhjetëra gropa në asfalt, ku pjesa me e rrezikshme është ajo në fshatin Terstenik, kështu shoferët duke u munduar të menjanojnë këto gropa të thella po rrezikojnë të bëjnë aksidente me makina tjera.

Në redaksinë e portalit Drenica Press kanë mbërritur me dhjetëra ankesa për këtë rrugë, duke bërë thirrje që komuna e Drenasit të del në teren dhe të shohë situatën e krujuar në këtë rrugë e të bëj intervenime urgjente.

Ndërkaq në këtë rrugë pritet të filloj faza e dytë e projektit këtë për zgjerimin e rrugës nga fshati Polluzhë në drejtim të Drenasit./DRENICA PRESS/

Lexo tjetër  Kushtet/ Rritet siguria nëpër çerdhe, kamera sigurie që në hyrje