Rrotullohet një automjet në Drenas katër veta të lënduar (Foto)

Sipas burimeve të siguruara nga portali Drenica Press bëhet e ditur se nga një rrokullisje e makinës  në fshatin Korroticë të komunës së Drenasit janë lënduar katër persona. Këtë e ka konfirmuar për portalin tonë edhe Policia e Kosovës e  trafikut regjional të Drenasit. Sipas tyre ” në këtë aksident janë katër përsona të lënduar dhe nuk e dijmë gjendjen e tyre sepse ekipet emergjente i kanë marrë dhe i kanë nisur për Prishtinë”. Para pak çasteve në afërsi të Drenasit, më konkretisht në Korroticë të Ultë të Drenasit një automjet ka dal nga rruga dhe është rrotulluar. Kjo foto është bërë nga vendi i ngjarjes nga gazetari ynë dhe nga burimet tona mësohet se ka të lenduar dhe makina e ambulancës i ka marrë të lënduarit. Sipas disa burimeve të portalit Drenicapress në vend të ngjarjes ndodhen Policia e Kosovës si dhe ekipa mjekësore. /Drenicapress/