Rrokulliset traktori, vdes një person në Vushtrri

Foto ilustrim

Në pyllin e fshatit Shallc të Vushtrrisë është gjetur pa shenja jete një person , ku dyshohet se është rrokullisur me traktorin e tij.

Vdekje e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa njësitet policore pas përfundimit të vendshikimit të vendit të ngjarjes, në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.