Rrokulliset me traktor, vdes 25 vjeçari në Kaçandoll të Mitrovicës

Një 25 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e  lëndimeve  të pësuara nga rrokullisja  e traktorit në zonën malore të fshatit Kaçandoll të Mitrovicës.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm derisa vdekjen e viktimës G.B e ka konstatuar personeli mjekësor në QKUK, njofton Klan Kosova.

Sipas Policië, nga hetimet e para të zhvilluara nga hetuesit me autorizim të prokurorit, si dhe dëshmive dhe rrethanave të siguruara nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se incidenti kishte ndodhur në kohën kur viktima  me traktorin e tij po tërhiqte drunjtë, me ç’rast traktori ishte rrokullisur dhe kishte  shkaktuar lëndime me pasoja vdekjeprurëse.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit publik trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij.

Rasti është iniciuar dhe hetuar si “vdekje aksidentale”.