Rritet numri i viktimave nga zjarri në Londër

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu ndërtesën 24 katëshe në Londër, më 14 qershor doli në 79.

Policia më herët ka bërë të ditur se personat e humbur gjatë zjarrit që nuk u gjetën më vonë do të llogariten si të vdekur.

Ata të cilët mbrojnë qëndrimin që zjarri ka shpërthyer si pasojë e neglizhencave dhe që akuzojnë administratën publike vazhduan me protestat e tyre edhe gjatë fundjavës.

Këta protestues kërkuan dorëheqjen e Kryeministres Theresa May.

Ndërkaq Kryeministrja May ka premtuar 5 milionë sterlina ndihmë për viktimat e zjarrit. /trt/