Rrëshqitje dheu në Vidimriq, komuna intervenon me eskavator

 

Në fashatin Vidimriq të komunës së Mitrovicës ka pasur rrshqitje dhue, ku është rrezikuar seriozisht prona e Kastriot Behramit, banor i këtij fshati
Për të parë nga afër gjendjen dhe nevojën për mbështetje të kryefamiljarit Behrami, i cili në shtëpi jeton me katër anëtarët e familjes, në vendngjarje ka dal  një ditë më parë drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes Shpëtimit, Musa Dragaj, i cili pasi ka parë situatën, ka vlerësuar se është i domosdoshëm intervenimi i menjëhershëm për të evituar rrezikun e dëmtimit të shtëpisë, por edhe për të mbrojtur jetën e familjarëve.
Dragaj, të enjten në mëngjes ka dërguar në Vidmriq mekanizmin e nevojshëm për të larguar dheun që kishte rrëshqitur dhe gati i kishte bllokuar dritaret e shtëpisë. Gjatë inspektimit të punëve që bëri të enjten, drejtori Dragaj konstatoi se është i nevojshëm ndërtimi i një muri mbrojtës, për të evituar plotësisht rrezikun.
“Po punohet në mënjanimin e dheut që ka rrëshqitur dhe që rrezikon shtëpinë e Kastrioitit. Bëhet fjalë për një masë të madhe të dheut që ka lëvizur dhe po shkon drejt shtëpisë së Kastriotit, duke paraqitur rrezik të madh për jetën e familjarëve, por edhe për dëmtimin e plotë të shtëpisë. Komuna aktualisht nuk ka fond të mjaftueshëm të mjeteve, por do të shikojmë se cilat janë mundësitë për gjetjen e mjeteve për ndërtimin e murit mbrojtës, duke iu drejtuar madje edhe nivelit qendror”,  tha drejtori Dragaj.
 Në rrezik nga rrëshqitja e dheut janë edhe disa shtëpi tjera, ndër të cilat edhe ajo e Kemajl Behramit, gjë që e obligon Komunën që të ndërmerr masa të nevojshme për evitimin e rrezikut edhe për këto familje.
Kryefamiljari Kastrioti Behrami, pasi falënderoj Komunën për intervenim të shpejt, e sidomos drejtorin Dragaj, tha se në vitin 2013 ka patur këtu rrëshqitje të dheut, por jo si kësaj radhe.  “Në vitin 2013 kishte rrëshqitje të dheut. Edhe në vitin 2014 intervenuam për të evituar rrëshqitjen, por jo ashtu si duhet pasi që nuk kishim mjete. Tani rrëshqitja është e madhe dhe po mi rrezikon fëmijët. Por falë intervenimit të Komunës, po punojmë për të sanuar gjendjen. Shpresoj se Komuna do të gjej mjete për ndërtimin e murit mbrojtës, me çka do të zgjidhej problemi”, tha ai.