Rrëfimi i Murat Jasharit për ‘Syrin e Popullit’, paralajmëronte hakmarrje ndaj liderëve politikë dhe fetarë (Video)

Atentati i Murat Jasharit ndaj avokatit Azem Vllasi dhe dalja në skenë e Lëvizjes “Syri i Popullit” shumëkënd e ka shokuar, por kishte edhe skeptikë që nuk besonin në këtë organizim.

RTV Dukagjini ka arritur të siguroj një video ekskluzive, ku shihet vetë Murat Jashari derisa flet dhe konfirmon konfirmon vetë se kanë bërë listë të ekzekutimeve dhe paralajmëron se pas çdo aksioni të tyre, opinionin publik do ta njoftojnë përmes komunikatave se për çka i kanë kryer këto ekzekutime.

Në këtë incizim, Jashari konfirmon se kanë përcjellë lëvizjet e subjekteve politike dhe jopolitike, klerikët fetarë, pushtetet lokale e qendrore dhe se do të hakmerren, siç thotë ai, ndaj të gjithë atyre që prej vitit 1981 i kanë lënë shqiptarët të paaftë të krijojnë shtet dhe familje.

   
Loading...