Rrëfim tronditës për Masakrën e Izbicës (FOTO)

/// Shkruan: Gëzim Qelaj ///

zim Qelaj ///Edhe pse isha fëmijë pesë vjeçar, ende e kam të freskët në mendjen time ditën e 28 marsit të vitit 1999, skenat e tmerrshme të ushtrisë çetnike serbe, të cilët ekzektuan 147 civil vetëm pse ishin shqiptarë!

Pas shkatërrimit të shtëpive dhe largimit me dhunë të banorëve të asaj zone, në fshatin Izbicë ishim grumbulluar me mijëra fëmijë, gra e burra të atyre trevave, me shpresë, që ashtu të bashkuar nuk do të kenë mundësinë të na vrasin.

Por, ndodhi e kundërta. Ndodhi terror i paparë, terror mbi shqiptarët në Evropën e “modernizuar” e fundshekullit XX-të! Në luginën e fshatit Izbicë, ku ishim të grumbulluar, arritën mijëra forca të armatosura serbe. Ato vinin, e gjatë rrugëtimit të tyre digjshin e vritshin rreth e përqark! Na rrethuan duke na sharë e ofenduar në mënyra të ndryshme; filluan të përzgjedhin meshkujt nga mosha 14 vjeçare e deri te pleqtë e moshës së shtyer! Duke rrëfyer tani, në mendje kam një burrë, që nuk do ta harroj kurrë, të shtrirë në tokë në grumbull të njerëzve, ku gruaja dhe fëmijët e tij të ulur mbi të u mundonin ta fshihnin nga çetnikët serb. Por, përpjekja e tyre, fatkeqësisht ishte e kotë. Serbët e hetuan dhe duke qeshur me të madhe, ashtu siç dijnë të qeshin vetëm gjakprishurit në ato situata dhe duke bërtitur, i thanë: “…dogji vamo p… m…! Pasi i ndanë qindra burra, ne të tjerve na urdhëruan që të lëvizim. Ne ecnim, ndërsa mbi kokat tona fluturojshin plumbat e zjarrtë provokativë të tyre. Pas disa minutave u dëgjuan përsëri të shtëna armësh, por kësaj radhe, ndryshe nga plumbat e mëparshëm provokues, ishin plumba vendimtar makabër. Njëqind e dyzet e shtatë njerëz të pafajshëm u vranë! Ndër këta të shumtë, ishte edhe gjyshi im, Rexhep Qelaj me të vëllanë Metush Qelaj!

Lexo tjetër  Mustafa: Kosova po merr vlerësime botërore në zhvillimin ekonomik

Bashkë me ta, sikur të mos mjaftonin vetëm këta familjarë të mi, u vranë edhe shumë kushërinjë, vranë edhe anëtarë të familjes së nënës time: gjyshin Bajram Bajra, vëllain e tij Fazli Bajra, e shumë pjesëtarë tjerë të familjeve të fshtarave Leçinë, Izbicë, Brojë, Turiçec, Vojnikë, Kllodernicë, Llaushë etj! Forcave çetnike iu është dukur pak masakrimi në mënyrë barbare i civilëve shqiptarë, sepse pasi i varrosen populli i mbetur trupat e pajetë, këto forca famëkeqe serbe, u kthyen, i zhvarrosen dhe u munduan t’i zhdukin kufomat për të mbuluar krimet që kishin kryer.

Krimet e tyre kundër njerëzimit! Në një dokumentar të transmetuar në stacionin e Radios Publike Amerikane ARW, më 25 janar 2001, thuhet se forcat speciale serbe, duke vepruar me urdhëra të një bashkëpunëtori të afërt me Millosheviqin, kanë djegur trupat e 1500 civilëve shqiptarë të Kosovës në furrat e kompleksit të minierave të Trepçës, në pranverën e vitit 1999! “Qëllimi ishte shkatërrimi i kufomave të të vrarëve”, siç ka pohuar një ish anëtar i forcave speciale serbe, i cili është prezantuar me emrin Dushko.

“Fshatrat e tyre” vazhdon ai, “janë shkatërruar dhe banorët e tyre janë vrarë”. Sipas dëshmisë së një shoferi të një prej kamionëve, të cilët kanë transportuar trupat për në Trepçë, i quajtur Branko, rreth 120 trupa të burrave dhe fëmijëve kanë ardhur nga Izbica. Ai ka thënë se trupat, fillimisht janë dërguar në mullinjtë, të cilët përdoreshin për të thërrmuar mineralin dhe pastaj janë ngarkuar në konvejerët, të cilët furnizojnë furrat. “Ishte një skenë e tmerrshme,” ka thënë Branko.

“Konvejeri ishte si në të gjitha fabrikat e tjera, por me ndryshimin se ai transportonte pjesë trupash njerëzore”. Masakra e Izbicës zë vënd edhe në raportin e Departamentit të SHBA-ve. Fotografitë janë marrur nga videoinçizimi origjinal i doktorit të UÇK-së, Liri Loshi. Videoinçizimi i tij kishte arritur në Shtëpinë e Bardhë, te Presidenti i asaj kohe, Bill Klinton, dhe kjo, për të dëshmuar krimet kundër popullsisë civile shqiptare nga shteti i Serbisë! Në këtë përvjetor të 19-të të Masakrës së Izbicës, përkujtojmë dëshmorët e Kombit, të rënë për lirinë e Atdheut dhe të flijuar për ardhmërinë e popullit shqiptarë! LAVDI! 28 mars 2018, Gëzim QELAJ

Lexo tjetër  Flasin familjarët dhe pronari i lokalit ku u vra i riu në Mitrovicë (Video)