Ronaldo po negocion me klubin e ri

Një lajm ‘bombë’ vjen nga Franca ku disa media franceze raportojnë se Cristiano Ronaldo është takuar me sheikun e PGS-së, Naser Al-Khelaifin.

Takimi mendohet të jetë zhvilluar një javë më parë ku CR7-a ka udhëtuar drejt Parisit me një avion personal dhe pas mbylljes së bisedës me sheikun është larguar shumë shpejt për të mos lënë hije dyshimi.

Lideri portugez e ka takuar Al-Khelaifin së bashku me agjentin e tij, Anas Oufizin, ndërsa ky i fundit është rikthyer në Spanjës vetëm një ditë më vonë.

Ibrahimovic konsiderohet i larguar në fund të sezonit, ndaj dhe PSG sheh te Cristiano Ronaldo lojtarin ideal për të zëvendësuar suedezin dhe për të shtuar shanset për realizimin e ëndrrës së klubit francez, që është finalja e Ligës së Kampionëve.

Ronaldo dhe sheiku i kanë nisur bisedimet dhe duket se në verë do të vërtetohet shprehja e Ibrës i cili pak javë më parë tha: “Në verë do të lexoni një lajm bombë”.

 
Loading...