Ronaldo-Messi, statistikat në vitin 2015 (FOTO)

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy futbollistët më të përfolur në botë. Ylli i Barcelonës dhe ai i Real Madridit janë në garë të vazhdueshme mes tyre.

Por pyetja që shtrojnë të gjithë është se kush është më i miri në vitin 2015?

Në vitin 2014 Cristiano ishte më mirë në statistika ndaj dhe arriti që të fitonte dhe “Topin e Artë”, por tashmë duket se gjerat kanë ndryshuar dhe është parakaluar nga pleshti.

Pleshti në këtë vit ka shënuar deri më tani 31 gola, ndërkohë që Ronaldo në vitin 2015 ka shënuar vetëm 26. Muajt e fundit kanë qenë disi të vështirë për sulmuesin portugez, i cili tashmë rrezikon shumë për “Topin e Artë”.