Ronaldo, gazetarit: Tung e ke

 

Reali u turpëru në duel me Atleticon, e më i mërzituri për këtë ishte Cristiano Ronaldo. Pas takimit një gazetar iu afrua Ronaldos. Gazetari në vend që ta pyes Ronaldon për ndeshjen e dobtë me Atleticon e pyeti Ronaldon për incidentin me Cordoban, kur CR7 u përjashtua me të kuq.
Ronaldos kjo pyejtje e gazetarit i ngriti nervat, duke i dhënë një përgjigjje të prerë.
 “Çka dëshironi t’iu them? Nëse do të ishit një gazetar inteligjent do të më pyesnit për ndeshjen e sontme (e shtunë). Ju nuk jeni inteligjent. Më vjen keq. Tung e ke”, besohet t’i ketë thënë Ronaldo gazetarit.
Ronaldo ishte inegzistent me Atleticon duke zhvilluar ndeshjen më të dobët në karrierën e tij.