Roma ndjek Juventusin, Napoli forcon vendin e tretë, fitore edhe për Fiorentinen

Roma në udhëtim dhe Napoli në shtëpi, kanë regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 22 të Serie A.
Skuadra e Rudi Garcia, ka mposhtur Cagliarin, me rezultat 1:2, fitore kjo që mban gjallë shpresën për të vazhduar luftën për garën për titull me Juventusin.
Adem Ljajic në minutën e 37’, dhe Parades në të 85’, shënuan golat e fitores për Romën, që me 45 pikë, renditet në vendin e dytë, me 7 pikë larg liderit Juventus.
Golin për Cagliarin në minutën e 95′, e shënoi M’Poku
Në anën tjetër Napoli në shtëpi mposht Udinesen, me rezultat 3:1.
Mertens, Gabbiadini dhe Thereau me një autogol, ishin golashënues për Napolin, po Thereau, shënoi edhe një gol për Udinesen.

 

 

 
Loading...