Rojs i bën pyjetje Barcelonës

 

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus i ka dërguar një mesazh Barcelonës, një prej klubeve që spekulohet se janë të interesuara për shërbimet e tij.

Reprezentuesi gjerman pritet të largohet nga Dortmund pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, ndonëse gjiganti katalan i ka të ndaluara përforcimet deri në janarin e vitit të ardhshëm, ai thuhet se është duke e konsideruar mundësinë të pres për t’ju bashkuar Barcelonës.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, Reus i ka dërguar një mesazh krerëve të klubit nga Camp Nou duke shtruar pyetjen: “Ku do të luaj unë në Barcelonë nëse sulmi përbëhet nga Lionel Messi, Luis Suarez e Neymar?”.