I riu që vuan nga varshmëria e çuditshme, çdo i 13-i shqiptarë është i prekur nga kjo sëmundje! (Video)

‘Çdo i trembëdhjeti shqiptar vuan nga mungesa e bukës, edhe atë për shkak të varshmërisë së çuditshme, gjegjësisht hedhja e parave nëpër ahengje’.

Kështu ka filluar historia e komedianit shqiptar nga Tetova, Faton Islami.

Fatoni apo ndryshe ‘Phatooni’, këtë herë ka lansuar një video-humori të zi, duke ironizuar një ves të shqiptarëve, edhe atë hedhja e parave nëpër ahengje të ndryshme festive, madje jo vetëm thjesht një ves, por duke krijuar varshmëri nga hedhja e parave, ‘o pate o nuk pate’.

Shqiptari që karakterizohet me këtë ves, ai duhet madje edhe borxh të kërkojë, sepse hedhjen e parave ai e përdorë edhe në pagesa ditore, madje edhe kur blen buk demonstron gëzimin duke hedhur para.

‘Phatooni’ është ndër komedianët e rinj të parë shqiptar, që përveç të qeshurave që përjetojmë duke e shikuar, ai përpiqet edhe të kritikojë një realitet shoqëror.

Ai bën thirrje që pasi ta shikoni videon, ju të ndiqni shembullin e kundërt të kësaj ngjarjeje.

Ndiqeni videon në vijm:

Lexo tjetër  Qeveria ndan 34 mijë euro për shërimin e deputetit Bardhyl Meta