Rikthehet Tovërlani, rikthehet fitorja te Trepça ’89

Afrim Tovërlani ka debutuar me fitore te Trepça ’89. Kjo e fundit në ‘Riza Lushta’ e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 2:0.
Golat për ekipin nga Mitrovica i kanë realizuar Argjend Mustafa (6) dhe Emin Baliqi (38).
Edhe skuadra e Besës ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Dritës me rezultat minimal 1:0. Hero i vendasv ishte Kastriot Rexha, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 43-të.
Pas kësaj fitore, Besa ka tubuar 32 pikë sa ka edhe Hajvalia, derisa Drita mbetet në kuotën e 21 pikëve. Trepça ’89 është ngjitur në kotën e 31 pikëve, derisa Vëllaznimi mbetet me 20 pikë.