Rikthehet derbi Drenica-Feronikeli, “Shqiponjat e Zeza” premtojnë spektakël

 

Nesër në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica dhe Feronikeli luajn aktin e dytë të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës.

Tifozët e KF Drenicës ”Shqiponja e Zeza”, kanë premtuar spektakël në këtë takim, duke ftuar të gjithë tifozët e futbollit në Skenderaj që sa më masovikisht t’ia mësyjnë shkallëve të “Bajram Aliut”.

Njëri nga drejtuesit e “Shqiponjave të Zeza”, Valon Shala për portalin tonë, ka bërë të ditur organizimin e ”Shqiponjave të Zeza” për duelin e nesërm.

“Nesër nga ora 12:00 nis edhe grumbullimi i Shqiponjave të zeza dhe gjithë qytetarëve tanë në Sheshin Adem Jashari ku do të ketë surpriza para lojës. Nesër për përkrahje të Drenicës janë të obliguar të vijnë të gjith ata që ia dojnë të mirën Drenices. Ju premtojmë që nuk do të ktheheni të zhgënjyer nga Shqiponjat e zeza të cilat kanë gati një surprise të madhe. Nuk ka arsye per mungesë, ose nesër ose kurrë”, ka thënë Shala.

Ndeshja në mes të KF Drenices dhe KF Feronikelit zhvillohet nesër prej orës 16:00./DrenicaPress/