Rikthehet Alban Meha (foto)

 

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Alban Meha, ka lënë pas obligimet familjare, duke u rikthyer në kombëtare, për të qenë i gatshëm për sfiden e nesërme ndaj Armenisë.
Ai shihet në një foto duke drekuar me bashkëlojtarët tjerë në restorantin e Tropikal Resort.
Alban Meha kishte udhëtuar dje për në Gjermani, pasi gruaja e tij ishte në pritje të lindjes së fëmijës së tij.