Riff, aplikacioni më i ri nga Facebook

Risia më e re nga Facebook vjen këtë herë në një aplikacion i quajtur Riff i cili është i fokusuar në video.
Riff është një mënyrë e mirë argëtimi midis miqsh në rrjetin social, nëse kyçeni në të përmes Facebookut, përdoruesit mund të hapin një temë të videos dhe të incizojnë një klip të shkurtër deri në 20 sekonda, raporton albeu.
Kur ajo video të postohet, miqtë e përdoruesit që po ashtu janë të kyçur në Riff, njoftohen për këtë dhe më pas duhet të incizojnë klipet e tyre që lidhen me temën e caktuar dhe që përshtaten me fundit e videos paraprake.
Ndërkohë aplikacioni Riff nuk ka caktuar ndonjë limit për numrin e përdoruesve që mund të realizojnë klipe për një video. Aplikacion është në dispozicion për iOS dhe Android.