Rezultati i zgjedhjeve në Turqi

 

Sipas të dhënave zyrtare që janë publikuar nga televizioni publik TRT, nga 99% të votave të numëruara janë këto rezultate: Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK): 40.95 %. ose 259 deputetë nga 550 që ka gjithsej parlamenti turk. Mazhoranca absolute është 275 deputetë. Partia Republikane e Popullit (CHP) ka marrë 25,15% me 132 deputetë, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka marrë: 16,44% ose 82 deputetë. Ndërsa surpriza ka qenë partia kurde Partia Demokracia e Popujve (HDP): 12,78% e cila ka arritur të futet në Parlament dhe ka marrë 78 deputetë.