Rezultat katastrofal për KF Drenicën

KF Drenica ka pësuar humbje me rezultat 1-0 në Gjakovë nga Vëllaznimi, shkruan Drenicapress.

Edhe pse me një lojtar më shumë, pas përjashtimit të lojtarit të Vëllaznimit në minutën e 16-të, Drenica nuk arriti të shënoi gol!

Madje gjakovarët shënuan gol në minutën e 23-të. Golashënues L. Vula.

Pas kësaj humbje, Drenica rrezikon rënien nga VALA Superliga, ngase është larg vetëm një pikë nga vendi i nëntë, vend ky që duhet të luaj në barazh për të mbetur në ligë./Drenicapress.info

Lexo tjetër  Detaje rreth arrestimit të dy shqiptarëve nga xhandarmëria serbe