Rezart Taçi nuk është më pronar i Parmës!

Biznesmeni shqiptar që qëndronte pas fondit ruso-qipriot “Dastraso Holding” i cili bleu para pak kohësh klubin e Serisë A ia ka shitur atë një grupi ruso-slloven me kapital italian. Motivi kryesor për shitjen ka qenë mospërputhja e bilanceve financiare në momentin e dorëzimit të Parmës me atë që është faktuar në pas.
Fillimisht kur klubi emilian u ble nga Dastraso Holding borxhet zyrtare të tij ishin deklaruar zyrtarisht në shumën e 80 milionë eurove por pas verifikimeve financiare të kryera nga administratorët e rinj u konstatua se në të vërtetë borxhet ishin më shumë se dyfishi i kësaj shifre me Parmën që mendohet se ka rreth 200 milionë euro detyrime. Në to përfshihen pagat e prapambetura të lojtarëve por dhe detyrime të tjera ndaj sistemit fiskal italian si dhe furnitorëve të klubit. Situata ekonomike e Parmës mbetet e komplikuar me futbollistët e skuadrës së Donadonit që presin prej kohësh shlyerjen e detyrimeve financiare, duke vendosur një ultimatum deri në datën 15 shkurt dhe paralajmëruar se nëse nuk paguhen deri në atë datë do të nisin veprimet ligjore për marrjen e pagave./SS/ 
 
Loading...