Revista franceze “L’Express”: Shqipëria ‘Perla e Re e Ballkanit’

Shqipëria renditet e treta në 15 destinacionet turistike për vitin 2015. Revista franceze L’Express e ka quajtur Shqipërinë ‘Perlën e Re të Ballkanit’. Në artikull ajo ka shkruar për brigjet e bukuar shqiptare, duke i krahasuar me Greqinë, për malet e larta si në Zvicër, fshatra të gdhendur në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, një histori e kombinuar për 2500 vite me kulturën romake dhe kulturën bizantine. Sipas revistës, 362 km e bregdetit shqiptar përfundojnë me Korfuzin në jug dhe janë përballë brigjeve të Puglias, në anën tjetër të Adriatikut.

Kryeministri Rama një shkrim të tillë e ka cilësuar si një lajm të mirë për vendin përpara nisjes së sezonit turistike.  “Një tjetër lajm i mirë për turizmin para sezonit: Shqipëria cilësohet ‘Perla e re e Ballkanit’ dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015 nga revista prestigjoze franceze L’Express”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij./drenicapress/