Reus zëvendëson Balen në Real Madrid?

Gareth Bale është gjithnjë e më larg Real Madridit dhe gjiganti spanjoll ka gjetur zëvendësimin e tij në Gjermani.

Sipas medieve spanjolle, më saktësisht portalit për transferimeve ‘fichajes’, Real Madridi ka hyrë në bisedime me Borussia Dortmundin për transferimin e gjermanit.

Reus muaj më parë vazhdoi kontratën me verdhezinjtë dhe tani nuk ka klauzolë blerëse por çmimin e cakton klubi i tij.

Mos pjesëmarrja e Dortmundit në Ligën e Kampionëve është një faktor i rëndësishëm në largimin e mesfushorit gjerman nga Bundesliga dhe Real Madrid është në pritje të tij.

Kampionët aktual të Evropës, janë të gatshëm të ofrojnë mbi 45 milionë euro që ta transferojnë Reuesin në ‘Santiago Bernabeu’, që do ta zëvendësonte Gareth Balen i cili pritet të rikthehet në Premierligë.