Reshitaj priti në takim delegacionin e nivelit të larta të  JICA  Japoneze

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka pritur sot në takim një delegacion të nivelit të lartë të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- JICA, kryesuar nga  Miyazaki Kiyotaka- Drejtor për Evropë në JICA.

Ministrja Reshitaj falënderoi shtetin japonez dhe JICA për mbështetjen e pa rezervë që kanë dhënë dhe po japin për Kosovën e  ne veçanti për mjedisin.

Ajo falënderoi agjencinë japoneze për projektin që bashkë me MMPH-në janë duke realizuar në fushën e ajrit, për hulumtimin e ndotësve të ajrit në regjionin e Prishtinës, rehabilitimin e stacioneve për monitorimin e cilësisë së ajrit, nga i cili projekt brenda këtij viti do të dalim me rezultate preliminare mbi ndotësit  e ajrit në regjionin e Prishtinës.

Nga ana tjetër drejtori Kiyotaka përgëzoi ministren për punën e saj në adresimin e problemeve mjedisore ne vend, me ç ‘rast foli mbi projektet që JICA po përkrah në Kosovë, duke përfshi projektin e ajrit dhe projektin për menaxhimin e mbeturinave në regjionin e Prizrenit, duke zgjeruar dhe  ngritur nivelin e cilësisë së shërbimeve për mbledhjen e mbeturinave.

Jica Japoneze  rikonfirmoi përkrahjen  e saj  për Kosovën dhe ministrinë në veçanti duke shqyrtuar mundësitë e përkrahjes edhe në rehabilitimin e shtretërve te lumenjve si dhe ne mbrojtjen e burimeve ujorë në vendin tonë.

Reshitaj në fund kërkoi nga JICA përkrahjen e idesë së saj për ndërtimin e impiantit për trajtimin e mbeturinave dhe shndërrimin e tyre ne gaz, energji dhe ngrohje qendrore.

Lexo tjetër  Kështu duket tani Amsera Reka, vogëlushja që shpëtoi nga orteku në Restelicë (Foto)