Renditja më e re e klubeve e UEFA-s: Rrëshqet Barcelona, ngritet Juventusi (Foto)

Federata Evropiane e Futbollit ka publikuar renditjen më të re për klube.

Në pozitën e parë gjendet kampioni aktual i Ligës së Kampionëve Real Madrid.

Madrilenët pasohen prej rivalëve lokal të Atleticos, të cilët kanë lënë pas Juventusin, e cila eliminoi mbrëmë Barcelonën në çerekfinale të garës më prestigjioze evropiane për klube, transmeton Telegrafi.

E Barça zë vendin e pestë ndërsa para saj pozicionohet gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve Monaco.

Top dhjetëshen e përfundojnë Bayern Munich, Borussia Dortmund, Leicester City, Paris Saint-Germain si dhe Sevilla. /Telegrafi/

 

 
Loading...