Rëndësia e kultivimit të lakër Brukselit

Kjo lakër sa i përket vlerës ushqyese zë vendin e parë, në krahasim me lakrat tjera. Përmban proteine mbi 4për qind, hydrate të karbonit rreth 7,5për qind, yndyrë 0,5për qind Është e pasur me vitamina a, b1, b2, c dhe me materie minerale (p, k, fe, mg, cu, s). Shfrytëzohet si e freskët dhe përdoret në gjella të ndryshme.

Lakra e Brukselit formon një kërcell të lartë të fortë në të cilin dalin gjethet që kanë bishta të gjatë, ndërsa në sqetullat e këtyre gjetheve formohen kokat e vogla në formën e lakrës, por që janë shumë më të vogla se koka e lakrës.

Mbillet si bimë kryesore. Ka periudhë të gjatë vegjetative, mbjellja e farës bëhet në pranverë (marsmaj), ndërsa ndërrimi i fidanëve bëhet më së largu deri nga mesi i qershorit. Ndërrimi i fidanëve bëhet më së shpeshti në distancë 60-70 x 50-60 cm (20000-35000 bimë/ha). Gjatë kultivimit përmes fidanit nevojiten rreth 300 g farë/ha. Sasitë e tepërta të azotit ndikojnë në formimin e kokave më të shkrifta dhe m cilësi të dobët.

Masat tjera të përkujdesit gjatë kultivimit janë të njëjta sikurse te lakra Në disa raste aplikohet dhe mënjanimi i masës së bimëve me qëllim që të stimulohet rritja e kokave. Kjo masë aplikohet kur kokat arrijnë madhësinë rreth 1,5 cm.

Kultivarët

Brilliant F1, Brigitte F1, Olivier F1, philemon f1, Titurel F1, Lunet F1 etj.

Lexo tjetër  Foto gjatë vizites së fermerëve përfitues të serrave në Komunën e Skenderajt