REKORD I RI: NJË FERMER NGA KOVRAGA PREZANTON PJEPRIN QË PESHON 24.60 KG

Fermeri Blendi Gjoci, prodhues bujqësor nga Kovraga e Istogut, portalit Gazeta Bujku i ka dërguar disa foto të punës së tij. Ai është kultivues i shalqirit dhe disa kulturave tjera.

Kujdesi i madh ndaj bahçes ka bërë që të nxjerrë edhe frytet e saj, duke thyer edhe rekordet, ai ka prezantuar një pjepër 24.60 kg dhe dy nga shumë shalqinjtë 31 dhe 32 kilogramësh që është prodhim i tokës kosovare./Gazeta Bujku