Rekomandimet e mbetura për liberalizimin e vizave do të zbatohen deri në qershor

Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku është pritur sot në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale për përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, u pajtuan që deri në qershor të zbatohen të gjithë rekomandimet e mbetura për liberalizimin e vizave.
Ndryshe së shpejti pritet takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian ku do të diskutohen dhe vlerësohen hapat e përbashkët në përmbylljen me sukses të këtij procesi.