Refuzoi të fikte pajisjen që mbante në jetë të shoqin, ja çfarë ndodh 5 vite më pas

 

Dashuria dhe premtimet që kishin bërë në altar se do i qëndronin pranë njeri tjetrit në shëndet dhe në sëmundje, i dhanë një çifti në vështirësi forcë për të ecur përpara edhe në situatë të vështirë.
Matt Davis dhe Danielle nga Georgia (SHBA) ishin të martuar prej vetëm shtatë muajsh, kur
në vitin 2010 ai u aksidentua me motorr.
Rrezikoi seriozisht jetën dhe qëndroi në koma deri pak muaj më parë. Me kalimin e viteve mjekët i thanë Danielle se i shoqi kishte vetëm 10% shpresa për të shpëtuar, dhe se nëse ndodhte diçka e tillë pasojat do të ishin të rënda.
Por ajo nuk u dorëzua dhe kërkesat e përsëritura të mjekëve për të fikur pasjisjen që mbante në jetë të shoqin, i refuzoi e bindur se i shoqi do t’ia dilte.
Pas afro pesë vitesh agoni, Matt u përmend dhe dalëngadalë nisi të rekuperohej. Tashmë ai bën joga, i jep makinës, por nuk kujton asgjë nga martesa dhe nga një pjesë e të kaluarës.
Pavarësisht kësaj, Danielle i qëndron pranë për të nisur nga e para historinë e tyre të dashurisë.