Reali shkarkon Carlo Ancelottin

 

E përditshmja spanjolle, Marca sapo ka raportuar se Florentino Perez ka konfirmuar shkarkimin e Ancelottit nga posti  i trajnerit të Realit.

Perez është takuar me italianin dhe i ka treguar atij vendimin përfundimtar, i cili është shkarkimi.

Kështu Perez del kundër dëshirës së Ronaldos dhe disa futbollistëve tjerë te Reali të cilët kanë shprehur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me italianin.

Trajneri i Napolit, Rafa Benitez, është më i përfoluri për zëvendësimin e Ancelotti te Los Blancos.