Reali pas Agueros

Real Madridi raportohet se po përgatitet për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Argjentinasi ka kaluar edhe një sezon të mirë për skuadrën e Manchester Cityt, edhe pse ata dështuan të sigurojnë ndonjë trofe të madh.

Dhe, sikurse edhe viteve tjera, Real Madridi edhe këtë vit po lidhet me një transferim të ish-sulmuesit të Atletico Madridit.

Sipas mediave në Spanjë, Reali planifikon t’i ofrojë Cityt plot 90 milionë euro për transferimin e argjentinasit gjatë verës.

Megjithatë City vështirë se mund të heqë dorë nga Aguero, të cilin edhe më tej e sheh si lojtar kyç në skuadër.