Reali “granaton” Granadan (video)

 

Real Madridi e ka mposhtur Granadan me rezultat 9-1 në një duel që ka folur vetëm për Realin.
Serin e golave e hapi Gareth Bale, për të vazhduar më pas me hetrikun e Ronaldos, që për tetë minuta shënoi tre gola.
Në pjesën e dytë Reali nuk u ndal duke shënuar edhe 5 gola. Dy Ronaldo, nga një Bale e Benzema, si dhe autogola shënoi mbrojtësi i Grandas, Mainz, kurse Roberto Ibanez shënoi golin e nderit për Granadan.
Me këto tri pikë, Reali ngushton diferencën në vetëm një pikë me Barcelonën që sonte luan ndaj Selta Vigos.