Reali fiton, për titull shpreson (Video)

Real Madrid ka regjistruar një tjetër fitore, duke mposhtur 3:0 në Santiago Bernabeu, Eibarin. Golin e parë e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 21’, nga gjuajtja e lirë, për epërsinë e parë të Realit. Ndërsa golin e dytë Javier Hernandez në minutën e 31’, dyfishoi në 2:0,
Kurse golin e tretë dhe të fitores për Realin e shënoi i riu Jese, duke shënuar në minutën e 83’. Reali pas 31 ndeshjeve, arrin në numrin e 73 pikëve, një më pak se Barca, që ka një ndeshje më pak./Drenicapress/