Reali e ‘harron’ Reusin

Real Madrid nuk do ta transferojë mesfushorin e Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Los Blancos janë tërhequr nga interesimi për ylli gjerman, raportojnë mediat spanjolle.

Zyrtarët e klubit nga Santiago Bernabeu konsiderojnë se Gareth Bale, Karim Benzema, James Rodriguez e Cristiano Ronaldo mjaftojnë për të kompletuar repartin ofanziv.

Reus, përveç Realit është përmendur edhe si objektiv i Barcelonës dhe Bayern Munichut.